11 vjeçarja fiton çmimin e parë prej $ 25,000 në shkencë

Gitanjali Rao, i është dhënë titulli i "shkencëtares më të mirë të Amerikës" për dizajnimin e një pajisjeje kompakte për zbulimin e plumbit në ujë të pijshëm, e cila beson se mund të jetë më i shpejtë dhe më i lirë se metodat e tjera aktuale. Ajo fitoi cmimin prej $ 25,000. Plumbi është një metal toksik që është i dëmshëm për njerëzit edhe në përqëndrime shumë të ulëta. Është veçanërisht e rrezikshme për fëmijët dhe mund të shkaktojë probleme zhvillimore.

Kur u pyet për atë që shqetëson atë për mjedisin, Rao tha: "Mendoj se keqpërdorimi i burimeve natyrore si uji dhe ajri i pastër është alarmues. Për shkak të menaxhimit të papërgjegjshëm të mbeturinave, ndotja e ajrit dhe ndotja e ujit po bëhen shpejt shkaku kryesor i vdekjes dhe i sëmundjeve në mbarë botën. Shpresoj që të gjithë të angazhohemi dhe të tregojmë një ndjenjë urgjente për t'i adresuar këto çështje. Gjithmonë e kam dashur shkencën. Unë besoj se shkenca më lejon të shikoj qasje të ndryshme në zgjidhjen e problemeve të botës reale, qoftë në biologji, kimi, fizikë apo edhe hapësira ajrore.”

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet