13 viktima në Europë nga ngricat, anulohen fluturimet

Ngricat, dëbora dhe mungesa e ngrohjes kanë shkaktuar deri tani 13 viktima në Europë, kryesisht në Zvicër, Austri dhe Gjermani. Në rajohet e alpeve me qindra turistë dhe qytetarë të tjerë kanë mbetur të bllokuar, ndërsa janë anuluar shumë fluturime. Dëbora e madhe ka bërë që të pezullohen kërkimet për 4 skiatorë në Norvegji, 3 finlandezë dhe 1 suedez. Mendohet se një ortek mund të ketë shkaktuar vdekjen e tyre. Në Rumani temperaturat kanë arritur në -24 gradë Celsius dhe dje u gjet edhe trupi i një të moshuari, pasi bashkëshortja e tij kishte denoncuar zhdukjen, në zonën e Karpateve. Në Austri, qindra persona janë bllokuar nëpër shtëpi, mes rrugëve të bllokuara dhe ndëprerjes së energjisë elektrike. Shkollat janë mbyllur gjithaashtu. Në Holandë, transporti është pothuajse plotësisht i bllokuar. Kompania ajrore KLM ka anuluar 159 fluturime nga dhe drejt Europës. Ngricat nuk kanë kursyer as jugun e Europës. Shkollat në Athinë dhe në periferi të saj janë mbyllur për shkak të dëborës, që ka prekur edhe ishujt. /Ata/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet