130 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, rritje e lehtë e infektimeve

Italia regjistroi sot 130 vdekje të reja brenda 24 orëve të fundit, në krahasim me dje që ishin 156, duke e çuar numrin total të tyre në 32 616, njoftoi sot Mbrojtja Civile. Numri i përgjithshëm i infektimeve ka arritur në 228 658, 652 më shumë se dje. Nga këto raste, 86 384 janë në Lombardi, rajoni më i prekur në vend, që regjistroi sot 293 prej tyre. Numri i të shëruarve u rrit në 136720, me + 2 160 krahasuar me dje që ishin 2 278. Deri më tani, janë 59 322 pacientë me koronavirus në Itali, 1 638 më pak se dje, kur rënia ishtë 1 792.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet