13.5 ton flori, në qilarin e drejtuesit të Partisë Komuniste në Hainan

Pasuria marramendëse e sekretarit të lartë të patisë në Kinë

Një zyrtar i lartë në provincën Hainan, mendohet se ka fituar të drejtën të quhet si “zyrtari më i korruptuar në Kinë”, me pasuri pafund të fshehura poshtë qilarit të shtëpisë së tij, me mijëra kilogramë flori. Zhang Qi, sekretari i Partisë Komuniste në qytetin Haikou, si dhe pjestar i Komitetit Qëndror të Partisë, nga policia deklarohet se është nën hetim si “dhunues serioz i ligjit dhe rregullave të disiplinës së partisë”. Një muaj më parë, gjatë pamjeve në një video janë shfaqur mijra kilogram flori në qilarin e shtëpisë së zyrtarit.

Sipas deklaratës së një mediaje, sasia e madhe e floririt është gjetur në qilarin e banesës së Zhang dhe mendohet se sasia shkon deri në 13.5 ton në total. Madje, raportohet se Zhang ka marrë rryshfete të mëdha deri në shumën e 268 milion yuanëve, pa folur për prona dhe materiale të tjera luksoze.

Nëse gjithë çmimi i arit dhe materialeve të tjera do të mblidhet së bashku, Zhang do të mund të konkurrojë denjësisht me themeluesin e rrjetit Alipay, Jack Ma, si “personi më i pasur në Kinë”. Media shtetërore kineze, raporton se Zhang ka punuar më parë edhe në dy qytete të tjera të provincës si sekretar partie në Danzhou dhe Sanya. Ai u bë madje edhe njeriu më i fuqishëm në kryeqytetin provincial për vitin 2016 në moshën 58 vjeçare.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet