14 viktima nga hepatiti A në SHBA. Virusi po bën kërdinë në shtetin e kalifornisë

Tmerr në Shba. 14 persona kanë vdekur në San Diego për shkak të prezencës së epidemisë më të madhe të hepatitit A që prej dhjetëra vjetësh në rajon. Sipas zëdhënisit të Kontrollit të Qendrës së Infektimeve, “bëhet fjalë për numrin më të madh të viktimave nga një hepatit në Shba gjatë 20 viteve të fundit”. Të dhënat shtetërore në rajonin e San Diegos, tregojnë se në spital kanë përfunduar mbi 264 persona, ku mbi 70 për qind e tyre janë endacakë deri në fund të nëntorit të kaluar. Ndërsa 9 të vdekur janë verifikuar vetëm gjatë korrikut.

Virusi i cili ve në jetë funksionin e hepatitit, gjendet lehtësisht në ushqim dhe ujin e kontaminuar nga materia e fakaleve. Hepatiti A ka një kohëzgjatje të madhe të jetës e cila zgjat deri në 28 ditë, çka do të thotë se personat e infektuar mund të mbrohen nga sëmundja duke shkruar urgjent nëpër qendra mjekësore. Njëri nga mjekët e rajonit, deklaron se epideimiologët duhet patjetër të gjejnë shkakun e përhapjes së epidemisë, pasi nëse vazhdohet në këtë mënyrë rajoni do të përballet me epidemi të madhe.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet