15 vjet nga vrasja e ish-kryeministrit serb

Zoran Gjingjiç në krye të shtetit pas regjimit të Millosheviç

Sot mbushen 15 vjet nga vrasja se ish-kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiç. Ai ka qenë kryeministri i parë serb i zgjedhur pas rënies së regjimit të Sllobodan Millosheviçit në vitin 2000. Qeveria e Gjingjiçit ka bashkëpunuar me Gjykatën e Hagës për Krime Lufte dhe ka arrestuar dhe ekstraduar në këtë gjykatë disa të akuzuar. Gjingjiç është vrarë më 12 mars të vitit 2003 nga një person me snajper pranë ndërtesës së qeverisë në qendër të Beogradit. Si organizator i vrasjes u akuzua, Millorad Ulemek Llegija, dhe personi që shkremi armën u akuzua Zvezdan Jovanoviq dhe të dy janë dënuar me nga 40 vjet burgim.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet