150 trupa të mbyllur brenda makinës frigoriferike gjenden në Meksikë

Që prej dy javësh, banorët e Tiaquepaque në Meksikë, kanë nisur të ankohen për shkak të erës së rëndë që vjen nga një zonë në periferi të qytetit. Policia pas hetimit të kërkesës së banorëve, ka zbuluar se era e keqe vinte nga një maune frigoriferike në të cilën ndodheshin brenda plot 150 trupa.

“Diçka nuk shkonte teksa në mënyrë të dyshimtë makina patrulluese ndodheshin gjithnjë atje duke ruajtur zonën ndërsa gjatë natës qentë lehnin si të çmendur dhe kishte shumë insekte”, ka thënë njëra nga banoret e zonës. Zyrtarët kanë zbuluar “morg frigoriferik” të lëvizshëm gjatë inspektimit të zakonshëm. Ata theksojnë se makina frigoriferike është lënë atje prej kohësh nga vetë autoritetet.

“Kur kemi vendosur ta largojmë automjetin frigoriferik që andej na është thënë se nuk mundemi pa lejën e zyrtarëve të shërbimit shtetëror, sepse brenda automjetit ndodhen trupa njerëzish”, ka thënë kryebashkiakja Maria Elena Limon. Ajo ka kërkuar të respektohen si banorët edhe trupat e personave të ndodhur në makinën morg, duke u kërkuar zyrtarëve largimin e automjetit, nga ku makina është çuar në shtetin Jalisco.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet