17 viktima dhe shumë të plagosur nga përplasja e trenit me një autobuz në Tajlandë

“17 persona kanë ngelur të vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur, për shkak të një aksidenti teksa një tren u përplas me një autobuz në mëngjez në Tajlandë”. Informacioni jepet nga autoritetet e vendit.

“Autobuzi ishte duke shkuar drejt një tempulli në provincën e Cha Choeng Sao, vetëm dy orë larg nga kryeqyteti Bangkok, me rastin e ceremonisë të përfundimit të adhurimti të budës”, ka thënë njëri nga policët e zonës. “Bilanci i viktimave deri tani është akoma 17 vetë”, ka shtuar polici, duke deklaruar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit.

Guvernatori i provincës Maitree Tritilanond, ka deklaruar se “sipas rezultatit të momentin, me dhjetëra persona kanë ngelur të plagosur.” Pamjet e ndihmës së shpejtë shfaqin trupa dhe objekte të ndara në një kanal mes trenit dhe autobuzit. Autoritetet rrëfejnë se është dashur ndihma e disa autobambulancave për të lëvizur viktimat dhe të plagosurit, nga ku këta të fundit mund të jenë më tepër se sa është raportuar deri tani.

Aksidente të këtij lloji janë jo të pakta në Tajlandë, vend i cili njihet për rrezikun e rrugëve, ndër më të rrezikshmet në botë për shkak të shpejtësisë, drejtimit jo të duhur dhe zbatimi i dobët i ligjit. Sipas një raporti të vitit 2018 nga Organizata Botërore e Shëndetit, “Tajlanda është vendi i dytë me numrin më të lartë të viktimave nga trafiku në botë”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet