20 viktima nga një shpërthim në Pakistan

Shpërthimi që ndodhi sot në një treg fruta-perimesh në veriperëndim të pakistanit, vrau 20 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë. Shpërthimi, që besohet të jetë shkaktuar nga një pajisje e improvizuar shpërthyese, ndodhi në orën 08:50 në një treg fruta-perimesh në Parachinar, në luginën Kurrum, që ndodhet në afërsi të kufirit me Afganistanin. “Të paktën 20 persona janë vrarë dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur”, tha Sabir Hussain, një mjek në spitalin e luginës Kurrum. Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në zonë”, tha një zyrtar lokal, Ikramullah Khan.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet