200 viktima nga katastrofa bërthamore në Korenë e Veriut

Katastrofë bërthamore. Ndizen dritat e alarmit të kuq në Korenë e veriut nga ku deri tani janë mbi 200 viktima për shkak të një aksidenti në centralin qëndror të Punggue-ri, vendi nga ku ndodhi edhe shpërthimi i fuqishëm nuklear këtë shtator. Informacionin e ka dhënë media japoneze Asahi.

Ngjarja ka ndodhur për shkak të rrëzimit të tunelit kryesor, i provokuar nga testet e shumta bërthamore të kohëve të fundit nga qeveria e Kim Jong-un. Sipas medias japoneze, 100 viktimat e para kanë humbur jetën për shkak të shkatërrimit të tunelit, ndërsa rreth 100 të tjerë kanë vdekur teksa ishin duke ndihmuar kolegët e tyre, dhe gjatë asaj kohe pati një tjetër shpërthim, dhe shembje të tunelit.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet