2000 emigrantë kanë vdekur në Mesdhe që nga fillimi i vitit 2017

Numri i migrantëve dhe refugjatëve që kanë vdekur në detin Mesdhe nga fillimi i këtij viti ka arritur në rreth 2 000 persona, njoftoi sot në Gjenevë Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (OIM). Nga fillimi i vitit 2017 deri më 18 qershor, OIM-ja ka regjistruar gjithësej 81 292 të ardhur nëpërmjet detit në Evropë (rreth 85 për qind në Itali) dhe 1 985 persona kanë vdekur, thekson agjencia e Kombeve të Bashkuara për Migrimin në një dokument të publikuar në Gjenevë. Ndonëse marrëveshja mes BE-së dhe Truqisë për bllokimin e fluksit migrator ka dhënë frytet e saj duke e ulur ndjeshëm numrin e refugjatëve që kalonin nga Ballkani, situata ekonomike, mjedisore dhe konfliktet e shumta që kanë prekur kontinetin Afrikan vazhdojnë të shkaktojnë lëvizje të mëdha të popullsisë të cilat nga Libia kërkojnë të mbërrijnë në Evropë nëpërmjet detit Mesdhe.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet