2018, një vit vendimtar për reformat në BE

Merkel e Macron ndryshojnë planet ekonomike për eurozonën

Bashkimi Europian ndryshon planet për reformat në eurozonë. Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë marrë këtë vendim gjatë një samiti të liderëve europianë këtë muaj.

E përditshmja gjermane "Der Spiegel" shkruan se Berlinit do t’i duhet më shumë kohë të koordinojë planet e eurozonës me Parisin, për shkak të procesit jashtëzakonisht të gjatë të negociatave pas zgjedhjeve federale të shtatorit.

Burime pranë qeverisë gjermane nuk kanë konfirmuar ose mohuar këtë raportim, por kanë bërë me dije se Merkel është e vendosur të punojë ngushtësisht me Macron sa i përket reformave në eurozonë. Dy liderët kanë përsëritur vazhdimisht angazhimin e tyre për të thelluar bashkëpunimin franko-gjerman, për ta sjellë Bashkimin Europian më pranë integrimit më të afërt. Pa një marrëveshje të tillë, ambiciet për të përmirësuar unionin ekonomik dhe monetar të Europës dhe ndihma për të përballuar kriza të ardhshme, kanë pak gjasa të realizohen.

2018 shihet si një vit i rëndësishëm por edhe i rrezikshëm për eurozonën, për shkak të zgjedhjeve që do të mbajë Parlamenti Europian dhe daljes së Britanisë nga BE.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet