248 viktima nga tërmeti shkatërrues në Meksikë, tërmet edhe në Zelandë

Vazhdon të rritet bilanci i viktimave të shkaktuar nga tërmeti i dhunshëm i cili goditi Meksikën. Tërmeti me magnitudë 7.1 ballë sipas shkallës Rihter, ka ndodhur pikërisht në ditën e përvjetorit të tërmetit shkatërrues të vitit 1885 i cili vrau mbi 10 mijë vetë. Deri tani sipas policisë, numri i viktimave ka shkuar në 248 nga ku një pjesë e mirë janë në kryeqytet.

“Dua të jap ngushëllimet e mia familjeve të të gjithë atyre që humbën jetën në këtë fatkeqsi”, ka deklaruar presidenti i vendit Enrique Pena Nieto.

“Meksika ndan gjithë dhimbjen me ju. Për momentin mbi 40 për qind e kryeqytetit dhe mbi 60 për qind e shtetit Morelos janë pa energji elektrike. Kemi ngritur skuadra për ndihma të cilat janë duke punuar për gjetjen e viktimave nën gërmadha. Madje janë krijuar edhe ambjente për të ftuar të gjithë ata që kanë nevojë”.

Vazhdon me trishtim puna për gjetjen e të mbijetuave në kryeqytet nga ku mbi dhjetëra ndërtesa janë shkatërruar. Përveç kryeqytetit janë goditur dhunshëm nga tërmeti edhe shteti i Morelos dhe Pueblos. Në këtë të fundit vetëm pak kilometra nga Chiautla dhe Tapia, është lokalizuar edhe epiqendra e tërmetit në 50 kilometra thellësi.

Por lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë edhe në Zelandën e Re. Sipas sizmologëve, tërmeti ka patur magnitudë 6.1 ballë sipas shkallës Rihter dhe ka ndodhur në një largesi prej 250 kilometrash në jug-perëndim të vendit në thellësi 10 kilometra në paqësor. Nuk ka alarm për rrezik cunami.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet