25 emigrantë gjenden brenda një trageti nga Holanda drejt Britanisë së Madhe

Njëzet e pesë persona janë gjetur në bordin e një trageti i cili ishte nisur nga Holanda në drejtim të Britanisë së Madhe. Sipas zëdhënësit të policisë së Roterdamit, personat u gjetën nga punonjësit e tragetit dhe deri tani shihet se janë në kushte të mira shëndetsore edhe pse kanë qenë në një ambjent të ftohtë për një farë kohe. Por nuk është deklaruar se ata kanë udhëtuar të futur brenda ndonjë kontenjeri tepër të ftohtë.

Trageti ishte nisur nga Vlaardingen, një qytezë e vogël jashtë Rotterdamit, si porti më i madh në Europë. Shërbimi i urgjencës është telefonuar për të parë gjendjen e personave në traget. Të paktën 30 ambulanca dhe 20 zjarrfikëse së bashku me një numur jo të vogël policësh mbërritën menjëherë në traget. Vetëm një muaj më parë, 39 shtetas vietnamezë u gjetën të vdekur brenda një kontenjeri frigorifer në juglindje të Anglisë, duke u dyshuar si rast trafikimi.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet