2.7 ton hashash bllokohen nga policia spanjolle dhe italiane. Arrestohen 44 persona

Bllokimi nga një super aksion masiv ndaj lëndëve narkotike mes spanjës dhe italisë, ka vënë në lëvizje policinë kombëtare spanjolle dhe karabinierët italianë. Operacioni antidrogë ka ndodhur në rajonin spanjoll Andalusia, duke u arritur të bllokohen thuajse 2.7 tonelata hashash si dhe arrestimin e 44 personave, kryesisht të lidhur me ndraghetën italiane dhe klanin spanjoll të Los Castanas.

Hetimet kanë çuar në bllokimin e mbi 70 mijë eurove si dhe një arsenali të vogël armësh dhe është parë me kujdes bashkëpunimi mes grupeve të të dyja vendeve që nga viti 2016. Hashashi shpërndahej nëpër vende të ndryshmë të europës me kamion. Bashkëpunimi mes të dyja policive, ka bërë të shihet qartë marrveshja dhe pjesmarrja e ndraghetës. Tani për tani akuzat janë “shpërndarje të lëndëve narkotike, korrupsion, pastrim parash, armëmbajtje pa lejë dhe falcifikim dokumentash”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet