3.200 dollarë gjobë për pasagjerët që nuk pranojnë të japin fjalëkalimin e celularit ndaj policëve në Zelandën e Re

Grupet për të drejtat e njeriut, kanë denoncuar ligjin më të ri në Zelandën e Re, në të cilin thuhet se “udhëtarët do të gjobiten me mijëra dollarë nëse refuzojnë të lejojnë oficerët e policisë kufitare të kontrollojnë celularin e tyre”. Sipas ligjit “Akti ndaj pasagjerëve 2018”, i cili hyri në fuqi këtë javë, zyrtarët do të detyrojnë pasagjerët të hapin celularin e tyre ose cdo aparat elektronik. Çdokush që refuzon kërkesën e policisë, do të arrestohet ose gjobitet deri në 3.200 dollarë.

Zyrtarët e kufirit kanë të drejtë të mbajnë aparatet ose t’i konfiskojnë ato nga udhëtarët nëse këta të fundit nuk pranojnë. Këshilli për Lirinë dhe të Drejtën në Zelandë, e ka përshkruar ligjin si “një vjedhje e të drejtave dhe privatësisë si të personit që e ka aparaturën dhe të personit me të cilin ai ka komunikuar më parë”. “Celularët e fundit përmbajnë një sasi shumë të madhe të materialeve personale duke përfshirë e-maile, letra, fatura, raporte mjekësore, foto personale dhe foto intime”, shprehet presidenti i grupit Thomas Beagle në një deklaratë.

Realisht, forca e ligjit i jep të drejtë zyrtarëve të kufirit të marrin dhe detyrojnë pasagjerët për të hapur me forcë celularët pa asnjë justifikim apo kërkesë dhe pikërisht kjo është çfarë zyrtarët kanë dashur. Fondacioni për Privatësinë në vend, deklaron se kundërshton ligjin qeveritar pasi duhej patur një konsultim më parë në lidhje me kërkesën ose urdhërin për vendosjen e fjalëkalimeve nëpër celularë apo aparatura të tjera elektronike nga zyrtarët e kufirit.

Zëdhënësi i këshillit për zyrtarët e kontrollit, deklaron se ndryshimi i ligjit ishte i nevojshëm pasi “puna nga sistemi me letra në sistemin elektronik ka bërë që pjesa më e madhe e materialeve dhe dokumentave të ndaluara tashmë janë të fshehura eletronikisht”.

Teksa zyrtarët e kufirit në shumë vende janë të lejuar me ligj të kontrollojnë aparatet elektronike të pasagjerëve, Zelanda e Re është vendi i parë i cili dënon të gjithë ata që kundërshtojnë vendosjen e fjalëkalimeve nëpër aparate. Fondacioni Kufitar Eletronik dhe Unioni i Lirisë Civile Amerikane, kanë detyruar qeverinë amerikane të ndryshojë ligjin dhe detyrojë zyrtarët e kufirit të kenë vendim gjykate të bazuar në ligj përpara kërkesës për hapjen e aparateve.

Zëdhënësi i zyrtarëve zelandezë, ka shtuar se numri i aparateve të kontrolluara është shumë i ulët. “Nga 14 milion udhëtarë në vitin 2017, vetëm 537 prej tyre kanë kaluar në kontroll aparaturash”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet