Mjaft më në heshtje !

Michelle Bachelet ka vënë në shënjestër ushtrinë, e akuzuar për fshehje të krimeve të kryera në periudhën e diktaturës së Augusto Pinochetit

KILI - “Mjaft më në heshtje!” : Me anë të kësaj thirrjeje ka disa ditë që presidentja e Kilit, Michelle Bachelet ka vënë në shënjestër ushtrinë, e akuzuar për fshehje të krimeve të kryera në periudhën e diktaturës së Augusto Pinochetit duke pohuar me tone të larta që së fundmi të mbështesim të vërtetën. Me tone të larta, liderja socialiste ka ngjallur indinjatën popullore, pas arrestimit të 12 ish-ushtarëve për vrasjen e një fotografi të ri i djegur i gjallë nga një patrullë e ushtrisë në vitin 1986. “Një numër i madh qytetarësh e njohin të vërtetën në lidhje me një numër të shumtë rastesh të pazgjidhura dhe Kili i bën kërkesë të ndjekin shembullin e ushtarit Fernando Guzman me shpresën për ta lehtësuar sado pak dhimbjen”, deklaroi Michelle Bachelet, e tortuar edhe ajo vetë nga diktatura ku i ati i saj u vra nga regjimi ushtarak.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet