38 viktima nga uragani Ophelia në Portugali dhe Spanjë. Edhe Irlanda me Britaninë nën alarm

Shënohet edhe viktima e tretë në Irlandë për shkak të uraganit Ophelia. Bëhet fjalë për një burrë i cili ka humbur jetën teksa një pemë ka rënë mbi makinën në të cilën ai ndodhej për shkak të erërave shumë të forta. Ngjarja ka ndodhur në Dundalk, në afërsi të kufirit me irlandën e veriut. Frikë edhe në Britaninë e Madhe për shkak të uraganit.

Mbi 120 mijë banesëa janë pa energji në afërsi të Wellsit atje ku edhe uragani ka mbërritur para disa orësh, është kërkuar mbyllja e shkollave për motive sigurie. Ndërkohë në Irlandë mbi 360 mijë pesona kanë ngelur pa energji elektrike nga ku mbi 5 për qind e familjeve rrezikojnë të qëndrojnë në errësirë për gati një javë.

Ndërsa bilanci i viktimave nga zjarret e forta që kanë pllakosur në Portugali dhe Spanjë për shkak të kalimit të uraganit Ophelia, shkon në 32 persona të vdekur vetëm në Portugali. 3 viktima janë në Spanjë. Mbrojtja civila portugeze deklaron se mbi 25 persona të tjerë janë plagosur mes të ciëve edhe disa punonjës të zjarrfikseve të bllokuar në një makinë. Shërbimi i emergjencave ka regjistruar mbi 500 zjarre vetëm brenda 24 orëve të fundit, numri më i lartë i vitit me vetëm një ditë dhe më i madhi brenda 10 vjetëve.

Zjarret e këtyre ditëve janë rritur përveç erërave të forta të uraganit edhe nga temperaturat e larta të pazakonshme për sezonin duke i tejkaluar mbi 30 gradë. Vetëm sot është parashikuar mbërritja e shirave që duhet të ndihmojë punonjësit e zjarrfikseve.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet