384 viktima nga tërmeti 7.5 ballë në Indonezi. Mijëra të humbur pas cunamit

Mbi 384 persona kanë vdekur pas tërmetit 7.5 ballë sipas shkallës Rihter i cili shkundi indonezinë duke u pasuar nga një cunami i fortë. Numri më i madh i viktimave ndodhet në Paul, nga ku mijëra shtëpi janë shkatërruar. Edhe muret e shumë spitaleve janë rrëzuar duke bërë që stafet mjekësore të bashkëpunojnë për të plagosurit e tërmetit.

Qytetet Donggala dhe Mamuju janë rajonet më të goditura nga tërmeti dhe cunami. Energjia dhe komunikimi është ndërprerë në rajon si dhe pjesa më e madhe e rrugëve janë dëmtuar duke sjellë vështirësi për personat të cilët kanë nevojë. Mijëra persona të cilët ndodheshin në një festival plazhi në Palu rezultojnë të humbur.

Menjëherë pas tërmetit shkatërrues, cunami me valë mbi 3 metra të larta është lëshuar drejt dy qyteteve në ishullin Sulawesi. Palu që ka edhe numrin më të madh të banorëve u godit më rëndë me ndërtesa të rrëzuara duke përfshirë një qendër të madhe tregëtare dhe një xhami të madhe.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet