4 viktima dhe 200 të plagosur në Taiwan nga tërmeti 6.4 ballë

Përmbyset Hotel Marshall

Katër persona kanë vdekur dhe mbi 200 të tjerë janë plagosur pas 2 tërmeteve të fuqishme që tronditën ishullin e Tajvanit. Vdekja e të katër personave është raportuar pasi Hotel Marshall u përmbys menjëherë pas lëkundjes 6.4 ballë sipas shkallës Rihter në thellësi 5.9 milije. Lëkundja e fuqishme ka ndodhur vetëm pak kohë para mesnatës sipas orës lokale.

Një tjetër lëkundje e dytë me magnitudë 5.2 ballë është ndjerë jo larg zonës ku ndodhi tërmeti i parë. Policia dhe autoritetet lokale bëjnë të ditur se epiqendra e tërmetit ndodhej në thellësi 4.2 milje. Pamjet e postuara nga persona që ndodheshin në zonë, paraqesin përmbysjen e Hotel Marshall në rrugën Gongyuang duke bërë që edhe katet e sipërmet të tij të nisin të bien poshtë.

Presidenti Tsai Ing-wen ka kërkuar nga kabineti qeveritar të lëshojnë alarmin dhe venë në punë mekanizmat e urgjencave duke punuar me shpejtësi për qetësimin e ngjarjes. Raportohet se katet e para të Hotel Marshall janë shkatërruar dhe shumë persona vazhdojnë të jenë të bllokuar brenda tij. Taijvani ndodhet në zonën e paqësorit e quajtur “unaza e zjarrit” dhe tërmetet në këtë rajon janë të shpeshta.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet