49 gazetarë të vrarë në 2019ën. Numri më i ulët gjatë 10 viteve të fundit

“Pesëdhjetë e nëntë gazetarë janë vrarë këtë vit, 57 janë mbajtur peng dhe 389 të tjerë ndodhen në burg”. Kjo është bërë e ditur nga grupi i njohur i medias Reporterët pa Kufij. Në lidhje me këtë çështje, grupi me seli në Paris, deklaron se “numri i gazetarëve të vrarë në vitin 2019 është më i ulti që prej vitit 2003 duke qenë një arritje historike në krahasim me 80 gazetarë të vrarë vetëm vitin e kaluar”.

Ulja e numrit të gazetarëve të vrarë, ka ardhur për shkak të reduktimit të numrit të gazetarëve në zonat e luftës, nga ku 941 gazetarë janë vrarë gjatë 10 viteve të fundit. Konfliktet e armatosura në Siri, Irak, Jemen dhe Afganistan ishin më pak vrasëse se vitet e tjera edhe pse numri i viktimave për vendet respektive ngelet thuajse i pandryshuar çdo vit.

Në Meksikë, 10 gazetarë u vranë gjatë 2019ës, po aq sa edhe më 2018ën. Vetëm 14 më pak gazetarë të vrarë në Amerikën e Jugut gjatë këtij viti dhe se rajoni është më pak i rrezikshëm se vendet e lindjes së mesme.

Në këtë përfundim, Reporterët pa Kufij kanë nënvizuar edhe faktin se 8 gazetarë janë vrarë në Brazil, Kili, Meksikë, Honduras, Kolumbi dhe Haiti, por gjithçka ngelet ende pa një shifër zyrtare pasi e gjitha ngelet për t’u konfirmuar. Natalie Southwick, kordinatorja për amerikën qëndrore dhe latine për grupin joqeveritar Komiteti i Mbrotjes së Gazetarëve në New York, shprehet se edhe pse rajoni nuk është në gjendje lufte, niveli i dhunës është po i njëjtë si i vendeve në luftë.

Amerika qëndrore dhe ajo e jugut janë rajon ku ka nivel të madh dhune sidomos pranë kufijve, edhe pse nuk janë në konflikt lufte. Gjithçka me çfarë po merremi është kërcënimi i krimit të organizar. Shihet qartë se këto vende historikisht kanë qenë problem madhor sidomos ndaj dhunës dhe vrasjeve mbi gazetarët dhe për më tepër në zona ku shteti nuk është thuajse prezent”, deklaron Southwick.

Reporterët dhe raportimet fokusohen mbi të gjitha në problemet e natyrës në rajon siç janë zjarret në amazonë. “Gazetarët të cilët raportojnë për kësi problemesh të mëdha janë kapur dhe vrarë po në të njëjtën mënyrë siç janë dhunuar dhe vrarë aktivistët vendës”.

“Ne e mirëpresim uljen e numrit të vrasjeve të gazetarëve në zonat e luftës por në të njëjtën kohë, shumë e më shumë gazetarë janë duke gjetu vdekjen në punën e tyre edhe në vendet demokratike. Puna e tyre është mjaft e rëndësishme në procesin demokratik të vendit ku jetojnë dhe punojnë. Organizata deklaron se numri i gazetarëve të dënuar padrjtësisht ka qenë 12 % më i lartë një vit më parë me 380 gazetarë të burgosur.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet