67 viktima nga rrëzimi i avionit në aeroportin ndërkombëtar të Kathmandusë

Aeroplani i një linje fluturimi nga Bangladeshi është rrëzuar në aeroportin ndërkombëtar në Kathmandu të nepalit. Dëshmitarët e pranishëm në aeroport, kanë deklaruar se një zjarr i madh shpërtheu menjëherë pas rrëzimit të avionit. Aktualisht autoritetet bëjnë të ditur se numri i viktimave është 67, ndërsa kanë arritur të shpëtohen 17 pasagjerë.

Pamjet e regjistrimeve të kryera nga vendi i ngjarjes, tregojnë tymin e madh të krijuar pas shpërthimit të zjarrit në afërsi të kryeqytetit nepalez. Njëri nga zyrtarët e aeroportit, deklaron se avioni ishte nisur nga Dhaka në Bangladesh dhe se aeroplani nisi të marrë flakë vetëm disa momente para se të kryente uljen në pistë.

Sipas medias lokale, në bordin e avionit ndodheshin 78 pasagjerë. Aeroporti është mbyllur menjëherë duke ndaluar urgjentisht të gjitha ngritjet dhe uljet në të. Media lokale e ka identifikuar avionit si S2-AGU.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet