680 kg heroinë e pastër bllokohet nga policia italiane dhe spanjolle

Droga vinte nga Amerika e Jugut drejt europës

Trafik ndërkombëtar droge nga Amerika e Jugut në Itali dhe Spanjë. Policia e Napolit në bashkëpunim edhe me Drejtorinë Qëndrore të Shërbimit Antidrogë Crimen me qendër në Madrid, ka mundur të verë në pranga tre persona të cilët sipas policisë dhe prokurorisë së hetimit, ishin duke kaluar nëpërmjet spanjës një sasi jo të paktë, por plot 680 kilogramë kokainë e pastër, e cila transportohej në bordin e një peshkarexhe. Sipas dëshimisë të dhënë nga njëri prej të arrestuarve, kokaina vinte kryesisht nga Kolumbia dhe vende të tjera të Amerikës Latine nëpërmjet atlantikut. Vendi i parë ku shkohej ishte Spanja dhe pasi grumbullohej e gjithë sasia bëhej lista e shpërndarjes. Vendet e shpërndarjes ishin Itali, Francë, Holandë e më tej. Policia ka arritur që përveç sasisë së madhe të kokainës, të sekuestrojë edhe 12 telefona celularë të cilët mendohet se janë përdorur për marrjen e kokainës deri në përfundimin e drogës në treg.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet