7 viktima dhe 2 të plagosur në Teksas. Vrasje me armë brenda një banese

Shtatë të vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i vrasjes me armë zjarri në brendësi të një banese në Plan, në zonën periferike të teksasit. Njëri nga të dyshuarit si shkaktar i ngjarjes është vrarë nga policia. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8 të mbrëmjes në qytet, thuajse 30 kilometra në veri-perëndim të dallasit. Policia ka ndërhyrë pas gjuajtjes me armë brenda banesës, ndërsa agjentët e policisë i janë përgjigjur me zjarr personit i cili po gjuante drejt tyre duke e lënë më pas të vdekur.

Viktimat nuk janë identifikuar akoma, por policia thekson se të gjithë janë të ritur. Lëvizja e të dyshuarit ka ardhur menjëherë pas sinjalizimit nga një banor i zonës, nga ku policia më pas ka kryer operacionin dhe e ka lënë atë të vdekur. Sipas të dhënave paraprake, në brendësi të banesës ishin mbledhur një grup personash për të parë televizion, pikërisht nisjen e ndeshjes së futbollit Dallas Cowboys.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet