7 viktima nga dhuna në Honduras. Vendi në gjendje të jashtëzakonshme. Kundërshtohet rezultati i zgjedhjeve presidenciale

Gjendje e jashtëzakonshme në Honduras pas protestave të mëdha me rastin e zgjedhjeve presidenciale të 26 nëntorit. Pas disa ditësh dhune dhe plaçkitjeje, qeveria ka vendosur të egërsohet për 10 ditë duke u munduar të ndalojë dhunën. Sipas shtypit vendas, gjatë përleshjeve kanë vdekur 7 persona ndërkohë me dhjetëra të tjerë janë plagosur dhe shumë të tjerë janë arrestuar. “Heqja e së drejtës kushtetuese”, ka thënë ministri Edal Diaz. “Vendimi është dhënë në mënyrë që forcat e policisë të vazhdojnë të ndalojnë këtë furtunë të madhe dhune e cila ka paralizuar vendin”, ka shtuar ai.

Në votimet e së djelës së 26 nëntorit, presidenti i vendit Juan Orlando Hernandez, ka fituar mbi 42.92 për qind të votave kundrejt 41.42 për qind të kundërshtarit të tij, prezantuesit të njohur televiziv Salvador Nasralla, por mijëra fletë votimi janë kundërshtuar si të pavlefshme, gjë e cila mund të sjellë edhe përmbysjen e rezultatit. Lideri i opozitës edhe më parë gjatë ditës së zgjedhjeve, ka theksuar se Nasralla është në avantazh, çka ndodhi e kundërta gjatë numurimit të votave.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet