7,2 ballë tërmet në ishujt Kurile

Një tërmet 7,2 ballë i shkallës Rihter ka goditur brigjet e ishujve Kurile, në Lindjen e largët. Epiqendra e tërmetit u lokalizua në një thellësi prej 250 km., në jugperëndim të qytetit të Severo-Kourilsk, në Ishullin Paramushir (Kurilet e Veriut). “Lëkundjet u ndjenë në Severo-Kourilsk”, theksuan autoritetet rajonale në një komunikatë. “Banorët u evakuan drejt një zone sigurie që ndodhet në kodrinë për shkak të një kërcënimi për cunami”, sipas të njëjtit burim.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet