Shinzo Abe tur vizitash në Francë, SHBA dhe Kanada

Kryeministri japonez, Shinzo Abe njoftoi sot nisjen e një turi vizitash në gjashtë shtete përfshirë SHBA-në, Kanadanë dhe Francën në kuadër të organizimit në vendin e tij të samitit të G20tës në muajin qershor.

Një zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme, bëri të ditur se përveç këtyre tre shteteve, turi i planifikuar të nisë më 22 deri në 29 prill do të vijojë edhe në Itali, Belgjikë dhe Sllovaki.

Ky tur ka si qëllim për të konfirmuar një bashkëpunim të ngushtë për suksesin e samitit të G20 në Osaka më 28-29 qershor.

Ky udhëtim bëhet i ditur ndërsa priten të nisin po këtë muaj, në një datë ende të papërcaktuar, negociatat tregtare të shumëpritura mes Uashingtonit dhe Tokios, në përpjekje për të arritur një marrëveshje dypalëshe, ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump kërcënon me vendosjen e tarifave doganore ndaj sektorit të automjeteve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet