Abuzime seksuale në një azil fëmijësh në Britani. Policia kontakton mbi 100 familje

Arrestohet njëra prej punonjëseve

Një azil fëmijësh ka qenë ferr i vërtetë. Mbi 100 familje janë kontaktuar nga policia pasi kanë marrë informacion mbi ngacmime seksuale ndaj fëmijëve në Torquay të Devon në Britaninë e Madhe. Informacionet janë dhënë në mënyrë zyrtare nga një burim zyrtar anonim pranë shtëpisë së foshnjës Jack & Jill. Njëra nga vajzat punonjëse është arrestuar dhe më pas burgosur për këtë fakt. “Rol shumë të rëndësishëm dhe besueshmëri të plotë ndaj kësaj akuze, luan edhe mosfunksionimi i disa prej kamerave kontrolluese nëpër institut si dhe rrethimi dhe vendosja jo në rrugë kryesore e godinës së azilit”, sipas një të përditshmeje britanike.

Fëmijët janë viktima të moshës së vogël. Sinjalizimi i parë në polici ka mbërritur më 29 korrik dhe po në të njëjtën ditë personi i dyshuar për këtë ngjarje është arrestuar. Policia, autoritetet rajonale dhe një komision klinik kanë nisur hetimet mbi akuzën e dhunës seksuale. Inspektori i policisë James Stock, ka deklaruar se “që në momentin e parë kur morrëm informacionin nisi një hetim i imtësishëm nga policia. Mbi 250 orë pamje të regjistruara nga kamerat janë duke u vëzhguar me imtësi dhe mendojmë se një numur fëmijësh të moshës nga 1 deri në 2 vjeç mund të jenë potenciali kryesor i viktimave”. Në këto momente të gjithë prindërit e fëmijëve të cilët prej kohësh çonin fëmijët e tyre në azil, janë kontaktuar për t’u pyetur dhe dhënë informacion të hollësishëm në polici.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet