Aeroplani pakistanez rrëzohet në afërsi të Karaçit me 107 pasagjerë

Autoritetet e aviacionit pakistanez, kanë deklaruar se njëri nga avionët e linjës ajrore ndërkombëtare të pakistanit PIA me mbi 99 pasagjerë në bord, është rrëzuar në afërsi të një zone të banuar në qytetin jugor port të Karaçit.

Nuk janë dhënë informacione për momentin në lidhje me fatin e pasagjerëve dhe të stafit të avionit. Autoritetet në një deklaratë zyrtare, kanë theksuar se rrëzimi i avionit Airbus A320 me fluturim PK 8303 ishte duke udhëtuar nga Lahore në drejtim të Karaçit.

Foto dhe video të postuara në rrjetet sociale, kanë shfaqur flakët dhe tymin teksa ngrihej lart në afërsi të zonës së banuar fare pranë aeroportit ndërkombëtar Jinnah në Karaçi.

Dëshmitarë kanë thënë se avioni ishte duke u ngritur dhe ulur disa herë përpara se të rrëzohej në tokë. Njëri nga zëdhënsat e aeroportit, ka theksuar se në bordin e avionit ndodheshin gjithësej 107 persona, por pa shtuar më tepër për ngjarjen.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet