Aeroplani rrëzohet mbi një shtëpi në Gjermani

Dy avionë janë rrëzuar në Zvicër dhe Gjermani, duke shkaktuar 7 viktima. Aksidenti i parë ka ndodhur në afërsi të fshatit Blatter, një zonë turistike malore në kantonin Vallese, mbi rajonin Gletcherspitze. Kanë humbur jetën të katër personat që ndodheshin në bordin e aeroplanit, dy qytetarë zvicerianë dhe dy austriakë. Dëshmitarë kanë theksuar se kanë parë tym të dalë nga pjesa e jashtme e avionit para se të ulej atje ku duhej.

Po në të njëjtë ditë, një avion charter shumë i vogël dhe me shumë pak persona në bord, është rrëzuar mbi një banesë në Wesel në shtetin e Vestfalisë veriore, jo larg nga Duisburgu. Në binalcin e tyre të parë, autoritetet kanë deklaruar se tre persona kanë humbur jetën.

Nuk bëhet e ditur akoma nëse mes tyre figuron edhe një grua e cila jetonte së bashku me ta dhe djalin e saj të vogël 2 vjeç. Shkaqet e aksidentit ngelen deri tani ende të pazbuluara.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet