Bjorn Hocke

AfD refuzon përjashtimin e një drejtuesi të lartë pas deklaratës për Holokaustin

Partia e djathtë populiste gjermane, refuzoi të përjashtojë një zyrtar të saj të lartë që shprehu keqardhje rreth ekzistencës në Berlin të një memoriali të turpit që ka në qendër të vëmendjes Holokaustin. Këto deklarata shkaktuan një pakënaqësi të thellë në një vend të prekur nga e kaluara naziste dhe që ka nxitur mosmarrëveshjet brenda strukturave drejtuese në këtë parti të re, më të ashprat që prej krijimit, në vitin 2013. Por, në përfundim të një konferencë telefonike që zgjati tre orë, kryesia e AfD vendosi të marrë masa disiplinore kundër Bjorn Hocke, tashmë i njohur për gafat verbale, sipas burimeve brenda partisë cituar nga mediat gjermane. “Kryesia federale e AfD duke iu referuar deklaratave të Bjorn Hocke më 17 janar 2017 në kuadër të fjalimit në Dresde kanë dëmtuar imazhin e partisë”, theksoi bashkëdrejtuesja e AfD-së, Frauke Petry, cituar nga televizioni publik rajonal MDR./atsh/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet