Afganistani tronditet nga tërmeti 6.1 ballë. 1 viktimë dhe 5 të plagosur

Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytete të mëdha të rajonit

Afganistani është tronditur sot nga një tërmet me magnitudë 6.1 ballë sipas shkallës Rihter në afërsi të kufirit me pakistanin. Deri tani sipas drejtuesve lokalë, tërmeti ka shkaktuar një viktimë dhe 5 të plagosur. Lëkundjet janë ndjerë të fuqishme në kryeqytetin Kabul dhe në disa zona të popullura përreth si dhe Islamabad, New Delhi, Lahore, Kashmiri dhe Abotabbad. Një vajzë e re ka gjetur vdekjen në fshatin Lasbela në Pakistan teksa çatia e një shtëpie të vjetër është shembur.

Tre persona të tjerë janë plagosur edhe në rajonin Badakhshan si pasojë e lëkundjeve. Drejtuesit e qendrës së tërmeteve në rajon, raportojnë se epiqendra e tërmetit ndodhej 22 milje në jug të Jarmit, në rajonin malor Hindu Kush në veri-lindje të vendit në një thellësi prej 119 miljesh nën tokë. Në pakistanin fqinj, disa media lokale kanë transmetuar pamjet e disa ndërtesave të rrëzuara dhe dëmtuara rëndë si dhe fëmijët të cilët ndodhen në rrugë të tmerruar nga tërmeti.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet