Aksident i rëndë në Turqi, humbin jetën 14 studentë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi teksa 14 fëmijë kanë humbur jetën, pasi autobusi me të cilin ata udhëtonin ra nga ura në lumë. Ngjarja ndodhi në Turqinë jugore, teksa nxënësit po ktheheshin nga një udhëtim në zonën e famshme arkeologjike Karatepe, në afërsi të qytetit Osmanije. Sipas agjensisë së lajmeve Dogan, 24 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur në këtë aksident. Sipas hetimeve të para, shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit nga shoferi i autobusit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet