Aksident i rëndë rrugor në Indi, 45 viktima

Një autobuz privat është rrëzuar në lumin e shtetit të indisë lindore në Himachal Pradesh duke shkaktuar kështu vdekjen e rreth 45 personave. Lajmi u konfirmua nga agjencia e shtypit Ani. Policia tha se automjeti brenda te cilit ndodheshin 56 pasagjerë, udhëtonte nga Tiyuni, në Uttarakhand dhe Vikasnagar, dhe në momentin kur ishte afër Chopal, 95 km larg Shimla, u rrëzua në lumin Tons. Autoambulancat dhe forcat e ndihmës së shpejtë mbërritën për të nxjerrë nga lumi viktimat dhe për të shpëtuar të plagosurit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet