Autobuzi ku udhëtonin studentët hungarezë në Verona (Itali)

Aksident i rëndë rrugor në Itali, 16 studentë hungarezë humbin jetën

Rreth 16 persona kanë humbur jetën, ndërsa 39 të tjerë janë plagosur në një ngjarje tragjike që ndodhi dje në darkë në Itali. Ngjarja erdhi kur një autobuz u përplas në autostradën A4, pranë qytetit të Veronas (veri të italisë) dhe mori flakë. Lajmi u konfirmua nga zjarrëfikëset. ”Pjesa më e madhe e pasagjerëve ishin studentë hungarezë por dhe turistë”, shtoi ajo. Të plagosurit u transportuan drejt spitaleve të Veronës dhe po marrin ndihmën e parë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet