Ulet niveli i alarmit terrorist në Paris

Dyshimet për alarm për bombë në një stacion metroje në Paris, kanë bërë që shumë forca policore të rrethojnë vendin duke evakuuar gjithë zonën përreth. “Cambronne” është metroja që gjendet shumë pranë sheshit më të madh të Parisit që frekuentohet nga një numër i madh turistësh nga e gjithë bota. Pas disa orë kërkimesh rezultoi që alarmi ishte falas dhe nuk kishte asnjë rrezik në pakon e dyshuar për bombë. Parisi është bërë shpesh qendra e sulmeve terroriste, andaj frika dhe siguria mbeten gjithnjë në nivele të larta.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet