Alaska shkundet nga tërmeti 7.0 ballë. Dëme të mëdha në infrastrukturë

Një tërmet me magnitudë 7.0 ballë sipas shkallës Rihter ka shkundur rajonin në afërsi të qytetit Anchorage në Alaskë, duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën rrugore dhe disa ndërtesa. Alarmi për cunami është ngritur nga drejtuesit e rajonit, por më pas disa zyrtarë kanë qetësuar gjendjen se nuk do të ndodhë diçka e tillë. Ish-guvernatorja Sarah Palin, mbështet ata të gjithë që thonë se shtëpitë e tyre janë dëmtuar rëndë nga tërmeti, por në rrjetin social Twitter, Palin ka shkruar se familja e saj është në gjendje të mirë dhe e sigurt në pjesën e padëmtuar të shtëpisë.

Shkencëtarët kanë thënë se ky tërmet është shkaktuar si pasojë e lëvizjes së dy pllakave tektonike dhe pamjet e rrugëve tregojnë disa pjesë të rrugëve të hapura dhe dëmtuara, duke dhënë idenë e lëvizjes së tokës nga brendësia e saj. Nuk ka patur informacion për viktima, por presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur se shteti i alaskës ka ndihmën totale nga qeveria amerikane për çfarëdo lloj ndihme. “Për njerëzit e mirë të alaskës. Ju jeni goditur fort nga një tërmet jo i vogël. Ju lutem ndiqni këshillat e profesionistëve të trajnuar shumë mirë të cilët janë atje për t’ju ndihmuar. Qeveria federale është me ju në çdo moment. Zoti ju bekoftë”.

Presidenti Trump dha këtë deklaratë të shkurtër për tërmetin në Alaska që nga Buenos Aires ku ndodhet për samitin e G20tës, por nga ana tjetër guvernatori i alaskës Bill Walker, ka deklaruar se ndodhet në kontakt të vazhdueshëm me shtëpinë e bardhë në lidhje me procedurat e ndihmës.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet