Alegjeri: autobusi përplaset me kamionin, humbin jetën 33 persona

Përplasja e një kamioni me një autobus në Algjeri, shkaktoi vdekjen e 33 personave, shumica e të cilëve u karbonizuan. Sipas autoriteteve u regjistruan gjithashtu 22 të plagosur. Ngjarja ndodhi në një autostradë, rreth 400 km në jug të vendit. Sipas burimeve vendase, autobusi që kryente itenerarin ndërmjet Oranit, kryeqëndrës veriperëndimore dhe Ouarglas në Sahara, u përfshi nga flakët, pas rënies në një shpat shkëmbor, në vijim të përplasjes me kamionin.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet