Aleksander Vucic denoncohet për trafik lëndësh narkotike. Tronditet presidenca serbe

Trafiku i marjuanës ka tronditur kolltukun e presidentit serb Aleksander Vucic që prej një viti me shumën e nga 1 deri në 5 milionë eurove. Sot, akuzat e autoritarizmit po dalin hapur dhe hetuesia po heton për “përfshirje në trafik të lëndëve narkotike”.

Gjithçka nisi pas gjetjes së marijuanës në një fabrikë në vend, e cila sapo ishte vizituar nga disa drejtues të qeverisë. Sipas opozitës, pas arrestimit, pronari i fabrikës ka telefonuar urgjent vëllain e presidentit serb. “Dua të deklaroj se sapo kam bërë denoncim ndaj Aleksander dhe Andrei Vucic”, ka deklaruar kryebashkiaku i qytetit Novi Sad. “Vëllezërit Vucic janë përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike në një fabrikë në Jovanica. Është një lajm i jashtëzakonshëm dhe askush nuk duhet të rijë indiferent. Qytetarët duhet të dinë të vërtetën duke hetuar autoritetet dhe ata të dalin para drejtësisë”.

Në vazhdim të protestave në Beograd dhe akuzave të opozitës në lidhje me humbjen e demokracisë në vend, në Serbi ka nisur një proces mediatik i mbështetur edhe nga të dërguarit e Parlamentit Europian. Partitë e minorancës nuk duan të shkojnë në votime, duke deklaruar se nuk do të hedhin asnjë hap më tej derisa të ketë garanci për zgjedhje të drejta dhe transparente.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet