Alfano për të arratisurit e burgut: do ti kapim

Ndërsa vijojnë kërkimet për tre shqiptarët e arratisur nga burgu në Itali, ka reaguar sot dhe Ministri i brendshëm italian Angelino Alfano. "Rastet e arratisjeve të viteve të fundit kanë treguar se kanë përfunduar keq, për të arratisurit. Jam i bindur se do përfundojë sërish kështu”, tha ai duke përjashtuar mundësinë se ka bashkëpunëtorë. Të arratisurit, Tesi Basho 35 vjeç i dënuar me burg për jetë për dy vrasje, ndërsa Ilir Pere dhe Mikel Hasanbelli ishin në burg të dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni. Hetuesit po përpiqen të kuptojnë si kanë arritur të të presin hekurat e dritares dhe të zbresin me çarçafë pa e vënë re askush.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet