Anatolij Ivanovič Antonov

Ambasadori Rus në SHBA i dërgon notë proteste Departamentit Amerikan për dhunën ndaj gazetarëve rusë

Ambasada Ruse në Shtetet e Bashkuara, ka ngritur një notë proteste ndaj Departamentit Amerikan të Shtetit, në lidhje me sulmin që u është bërë reporterëve të kanalit televiziv rus Channel One në qytetin Portland. Ambasadori Anatoly Antonov, ka deklaruar nëpërmjet faqes së institucionit në rrjetin Facebook, se “në orët e para të 22 korrikut, korrespondentja Yulia Okhovoskaya dhe kameramani Vyacheslav Arkhipov, janë keqtrajtuar nga policia e Portlandit”.

“Punonjësit e medias e kanë identifikuar veten e tyre me zë të lartë dhe të qartë, duke u treguar kartat e medias dhe nuk kanë patur asnjë rezistencë”, shkruan Anatolij Ivanovič Antonov. Kjo notë proteste i është çuar menjëherë Departamentit të Shtetit duke dhënë çdo fakt. “Ne kërkojmë hetim të menjëhershëm ndaj kësaj ngjarjeje dhe duhet patjetër të informohemi për këtë fakt”, ka shtuar Antonov, i cili nuk harron të deklarojë se autoritetet amerikane nuk kanë kthyer ende përgjigje edhe ndaj ngjarjes së 31 majit gjatë protestës në vend dhe dhunës së ushtruar ndaj korrespondentit të RIA Novosti, Mikhail Turgiyev.

“Ne kemi komunikuar me ata. Gjendja shëndetësore është e mirë dhe ata nuk kanë nevojë për ndihmë mjekësore”, thotë Antonov. “Ne u kërkojmë atyre dhe shtetasve rusë kudo në SHBA që të mbajnë distancë nga kundërshtarët e tyre dhe të ruajnë veten”. Ambasadori deklaron se sipas informacionit nga aktivitstet e të drejtave të njeriut, “numri i incidenteve ndaj medias në SHBA ka patur rritje mbi 500 gazetarë”.

“Këtë vit, Shtetet e Bashkuara janë padyshim vendi më i kriminalizuar në botë”, deklaron ambasadori rus. “Dua të them se gazetarëve tanë nuk u është dhënë as ndihmë morale dhe as mbështetje nga punonjësit e medias lokale. Ambasada këmbëngul që ngjarjet të merren në konsideratë nga organizatat e mbrotjes së njeriut të cilat monitorojnë dhunën ndaj punonjësve të medias”, pikërisht në vendin me krimin më të lartë në botë, SHBA.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet