Amerika mund të kthehet në një qendër botërore për Covid-19. OBSH-ja jep alarmin

“Shtetet e Bashkuara ka mundësi të bëhen epiqendra e pandemisë së koronavirusit për shak të rritjes shumë të madhe të numrit të të infektuarve”, ka deklaruar Organizata Botërore e Shëndetësisë një ditë më parë. Mbi 50.000 njerëz në të gjithë SHBA-në janë infektuar me virusin e fortë, duke detyruar qeverinë të marrë masa në të gjithë vendin, si duke urdhëruar me miliona banorë të qëndrojnë në shtëpi.

“Ne jemi duke parë një rritje shumë të madhe të rasteve në SHBA”, ka deklaruar zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris, kur ajo u pyet nëse SHBA mund të kthehet në një qendër të madhe të re për virusin. “Nuk mund ta themi tani 100 për qind me siguri, por potenciali dhe frika është se mund të them, Po”.

Megjithatë, Harris identifikoi disa shenja pozitive në lidhje me zhvillimin e testeve dhe nxitjen e izolimit të sëmundjes duke gjurmuar dhe izoluar kontaktet me të gjithë ata që janë ekpozuar ndaj virusit. Europa është tani për tani epiqendra e transmetimit më të madh të virusit dhe Italia është vendi i goditur më keq me numrin më të madh të vdekjeve në botë edhe pse duket se rastet do të nisin të ulen.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet