Angelina Jolie: mos kini frikë prej refugjatëve

Aktorja Angelina Jolie, e dërguara speciale e agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, “UNHCR”, ka paralajmëruar se sistemi ndërkombëtar humanitar për refugjatët duket se po shkon drejt thyerjes. Jolie ka folur gjatë një emisioni për televizionin BBC, gjatë të cilit u diskutuan dhe u mbuluan çështjet e migracionit global. Aktorja e famshme bëri thirrje kundër frikës ndaj emigrantëve dhe garës për të qenë i fundit, teksa vendet po përplasen me njëri-tjetrin se kush do të jetë më i forti për të mbrojtur kufijtë e vet përballë refugjatëve ilegalë.

Më herët, kreu i “UNHCR” ka thanë se kriza e refugjatëve nuk është çështje që i përket një rajoni të vetëm, por një problematikë globale. Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi, tha gjithashtu për BBC se duke i kthyer emigrantët mbrapsht “nuk do të zgjidhet asgjë”.

Angeline Jolie tha më tej se, më shumë se 60 milionë njerëz, apo 1 në 122 të tillë janë të zhvendosur në të gjithë botën, gjë që përbën edhe numrin më të lartë të 70 viteve të fundit.

“Kjo na tregon neve diçka tepër shqetësuese në lidhje me paqen dhe sigurinë në botë”, tha Jolie, duke shtuar më tej se “Koha mesatare që i nevojitet tashmë një personi për t’u zhvendosur diku tjetër është afro 20 vite”. Megjithatë, sipas Jolie, Europa është “vetëm një fraksion i problemit global të refugjatëve”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet