Angli, 14 vjeçarja rrëmbehet dhe përdhunohet teksa po priste autobuzin për në shkollë

Një 14 vjeçare nga Britania e Madhe është përdhunuar nga dy meshkujt të rritur në moshë teksa priste autobusin për të shkuar në shkollë. Ngjarja ka ndodhur në Oxford të Anglisë. Meshkujt e futën vajzën në makinë dhe e mbajtën për 4 orë. Vajza mundi të arratisej prej tyre duke trokitur në dyert e shtëpive përqark për të kërkuar ndihmë, rreth 1 milje larg stacionit të autobusit. Në momentin që u gjet, ajo e kishte të pamundurt të bënte një përshkrim të agresorëve, për shkak të gjëndjes së rënduar psikologjike. Nga hetime rezulton se njëri prej sulmeve seksuale kishte ndodhur në makinë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet