Arrestohen 334 vetë në Itali. Super operacion ndaj Ndraghetës dhe drejtuesve të lartë të institucioneve

Politikanë, avokatë, tregëtarë dhe funksionarë të ngushtë të shtetit janë pjesë e jo pak por plot 334 arrestimeve të një super operacioni të bërë nga karabinierët e Ros dhe komandos rajonale në Vibo Valentina së bashku me kolegët e Cantanzaros. Mes të arrestuarve edhe ish-parlamentari i Forca Italia, Giancarlo Pitteli, i akuzuar për bashkëpunim me mafien.

Mes të arrestuarve është edhe kryetari i bashkisë Pizzo dhe presidenti i klubit Anci Calabria, Gianluca Callipi dhe shumë të tjerë. Në fletën e arrestit është edhe emri i ish-komandantit të repartit operativ të karabinierisë së cantazaros Giorgio Naselli, i emëruar tashmë komandant provincial në Teramo dhe shef i burgjeve ushatarake të Santa Maria Capua Vetere.

Operacioni i madh ka bllokuar të gjitha organizatat e Ndraghetës, sidomos në zonën e Vibonese. Gjithësej janë prerë 416 fletë arresti për persona të akuzuar për marrdhënie të ndryshme me mafien, vrasje, torturime, rrëmbime, gjoba dhe bllokime të shumave të majme, riciklim parash dhe shumë akuza të tjera pjesë e punës së mafies.

Karabinerët kanë bllokuar edhe një shumë të madhe parash dhe të mirash materiale me vlerën e mbi 15 milion eurove. Arrestimet janë arritur pas një pune dy vjeçare dhe jo vetëm në pjesën jugore të italisë. Disa prej hetimeve dhe arrestimeve janë bërë edhe në Gjermani, Zvicër dhe Bullgari.

“Është operacioni më i madh i ndërmarrë ndonjëherë pas atij të kohëve më parë në Palermo”, ka thënë prokurori i cantazaros Nicola Gratteri. “Kemi bllokuar komplet lidhjet në procincën e vibos, por përfshirja ka qenë e madhe që nga alpet dhe deri në jug të siçilisë. Në proces janë mbi 250 faqe për hetime kriminale. Ka qenë një punë e madhe në skuadër. Në fazën përfundimtare kanë marrë pjesë mbi 3000 ushtarakë të të gjitha specialiteteve”.  

Vetëm pak ditë më parë, zv/prokurori i Vibos gjatë një takimi të kryer me Camillo Falvon, ka përshëndetur prokurorët e jugut duke thënë se “tani ose kurrë më”. Mes të arrestuarve është edhe një kancelar i gjykatës së Vibos.  Ministrja e Brendshme, Luciana Lamorgese ka përshëndetur karabinierët dhe drejtorinë antimafia të cantazaros për operacionin duke thënë se “gjithçka ishte një goditje e fortë” jo vetëm për ndraghetën por për të gjithë mafien.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet