Arrestohen 70 protestues të partisë nacionaliste në Moskë

Nacionalistët rusë kanë manifestuar sot me flamurin carist të “Marshimit Rus” në Liublino, një zonë në periferi të moskës. Sipas Ivan Beletski, njëri nga liderat e partisë nacionaliste, “mbi 70 vetë janë ndaluar nga policia”. Manifestuesit ndodheshin para ndërtesës së ministrisë së brendshme në tubimin e autorizuar nga minibashkia e zonës, duke marrë pjesë me qindra persona. Mes të ndaluarve, është edhe njëri nga organizatorët, Konstantin Filin. Manifestimi është organizuar me rastin e largimit të forcave pushtuese polake në vitin 1612. Edhe opozitari më i njohur i presidentit Putin, Alexei Navalny ka marrë pjesë në disa manifestime të mëparshme, duke ngritur lart zërin kundërshtues politik për zgjedhjet e vitit 2011.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet