Arrestohen 8 persona për vrasjen e gazetarit sllovak Jan Kuciak

Mbase janë duke përfunduar hetimet në lidhje me vrasjen e gazetarit investigativ sllovak Jan Kuciak. Policia sllovake ka arrestuar 8 persona në lidhje me vrasjen e të riut dhe të dashurës së tij Martina Kusnivova. Rasti në muajin mars të vitit të kaluar, çoi në tension tepër të lartë të ministrit sllovak Robert Fico.

Nga ana tjetër, kryeministri Peter Pellegrini në rrjetin social Facebook, është shprehur i kënaqur për marrjen e lajmit për arrestimin e të akuzuarve. Kuciak dhe Kusnirova u vranë me armë në shtëpinë e tyre më 21 shkurt. Autoritetet sllovake e quajnë vrasjen të lidhur me punën e Kociak, i cili hetonte mbi lidhjet e paligjshme mes politikës dhe vendit si dhe mafies Ndragheta. Rasti nxiti një krizë të thellë politike dhe provokoi protesta të shumta, pushimin nga puna të shefit të policisë kombëtare dhe presidentit të vendit.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet