Arrestohet Julian Assange, themeluesi i Wikileaks. Scotland Yard lejohet ta arrestojë me kërkesë të presidentit ekuadorian

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, është arrestuar këtë mëngjez nga policia britanike duke e nxjerrë jashtë ndërtesës së ambasadës ekuadoriane në të cilën ai jetonte që prej vitit 2012. Lajmi është bërë publik nga policia e londrës. Wikileaks ka shkruar në rrjetin social Twitter, se “Eduadori ka vendosur të ndalojë azilin politik jo të ligjshëm për arsye të dhunës të së drejtës ndërkombëtare”. Assange në fakt nuk ka dalë me vullnetin e tij, por ka qenë vetë ambasadori i cili ka lejuar agjentët e policisë të hyjnë brenda ndërtesës. Presidenti ekuadorian Moreno, ka firmosur ndalimin e azilit politik të Assange në një video mesazh të shpërndarë nga policia.

Ministri i brendshëm britanik, Sajid Javid, ka shkruar më pas po në Twitter se “pas 7 vjetësh brenda në ambasadë, mund të konfirmoj se Julian Assange është tani në hetuesi dhe do të dalë para gjykatës në Britaninë e Madhe. Dua të falënderoj ekuadorin për bashkëpunimin me policinë londineze dhe profesionalizmin e treguar ndaj kësaj çështjeje. Askush nuk është sipër ligjit”.

Gjithçka ka ndodhur, pasi qeveria ekuatoriane mund ta ketë përdorur si pretekst për nxjerrjen e informacioneve nga INA Papers, me një seri dokumentash të publikuara 25 marsin e kaluar ku jepeshin hapur shpërdorimet e mëdha financiare nga ana e presidentit ekuadorian Lenin Moreno, i cili pas këtyre akuzave vetëm pak ditë më vonë ka akuzuar Assange për dhunim jo pak herë të kushteve të azilit.

Mbi Julian Assange vazhdon të jetë mandati i arrestit nga policia britanike për tre akuza “përdhunimi, ngacmime seksuale dhe përhapje të paligjshme informacioni”, të cilat ishin paraqitur si akuza në një gjykatë suedeze në vitin 2010. Në po të njëjtin vit, akuzat ndaj tij kanë rënë edhe pas kërkesës për ekstradim nga Suedia. Assange arratiset dhe kthehet refugjat në vitin 2012 në ambasadën ekuatoriane, duke kërkuar azil politik për të ndaluar ekstradimin në Shtetet e Bashkuara për shkak të procesit të publikimit të mijëra dokumentave sekrete amerikane.

Presidenti akuadorian, Lenin Moreno, ka thënë në vido mesazhin publik se “sjellja jo e respektuar dhe agresive e Assange, deklaratat e pavërteta dhe kërcënuese ndaj ekuadorit mbi organizatënë dhe dhunimin e traktateve ndërkombëtare, ka çuar situatën deri në atë pikë saqë azili politik i Assange të përfundojë pa sukses”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet