Rumani, arrestohet kreu i sigurimeve shëndetësore me akuzën për korrupsion

Kreu i sigurimeve shëndetësore të Rumanisë, Marian Burcea u arrestua për korrupsion në një çështje që lidhet me rimbursimin e shërbimeve fiktive, bëhet sot e ditur nga burime gjyqësore. “Burcea dhe tetë vartës të tij janë të akuzuar se kanë shkaktuar një dëm me vlerë rreth €3 milionë nga arka e sigurimeve duke lejuar rimbursim të paligjshëm të shërbimeve fiktive të kujdesit në shtëpi, shpesh në bazë të dosjeve të rreme mjekësore”, njoftoi prokuroria antikorrupsion (DNA). “Në raste të shumta, dosjet mjekësore të pacientëve fiktiv ishin miratuar ndërsa të sëmurëve që kishin patur të drejtën për të përfituar një kujdes të tillë ishin refuzuar”, sipas së njëjtit burim. Faktet u konstatuan mes muajit janar 2016 dhe gushtit 2017. Tre përfaqësues të një shoqërie që ofronte kujdes mjekësor në shtëpi janë gjithashtu nën hetim për këtë çështje. /atsh/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet