Arrestohet në Maltë, vrasësi i gazetares Daphne Caruana Galizia

Yorgen Fenech, e vrau për të mbuluar paratë e pista të tij

Premtimi për arrestimin e vrasësit të gazetares Daphne Caruana Galizia, ka nxjerrë më në fund frytet e veta. Në Maltë është arrestuar binesmeni i njohur Yorgen Fenech, njëri nga investitorët dhe më të pasurit në vend. Emri i tij ishte sinjalizuar disa ditë më parë nga një person, duke thënë se ishte në djeni të vrasësit të gazetares, e cila po hetonte mbi disa fonde sekrete të biznesmenit.

Kryeministri maltez Joseph Muscat, kishte premtuar gjatë hetimit të vrasjes së gazetares, se do të jepte një dorë të mirë në prokurori mbi gjetjen e vrasësit të Daphnes. Pas vetëm 24 orë, është ndaluar dhe arrestuar administratori i dërguar i Tumas Group si dhe drejtori i përgjithshëm i qenëdrës për gazin dhe elektricitetin maltez. Madje, emri i tij ndodhej në disa hetime gazetareske të publikuara nga gazetarja e njohur.

Yorgen Fenech u arrestua teksa ndodhej në bordin e jahtit të tij. Është ndaluar dhe arrestuar nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë malteze, teksa porovonte të largohej nga ujërat territoriale. Tashmë hetuesit duhet të verifikojnë të gjitha akuzat e bëra dhe ta fajësojnë për vrasjen e gazetares dhe pastrim parash.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet